Subscribe

Banoret e ne rrugën “Mihal Grameno” në Tiranë do të jenë përfitues të investimit te bashkisë për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit. Teksa inspektoi fillimin e punimeve Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se me përfundimin e këtij projekti, banorët do të furnizohen normalisht me ujë të pijshëm.

 

“Kuptohet lehtë se këto tubacionet nuk ia dalin të furnizojnë Tiranën me 24 orë ujë të pijshëm, le pastaj të ofrojë shërbime”. “Çdo qindarkë që paguhet për Ujësjellësin e Tiranës shkon për investime. Do të vijojmë me këtë investim gjatë gjithë verës pa ndërprerje, pavarësisht se ka zgjedhje, pavarësisht se ka pushime, pavarësisht temperaturave të larta, sepse gjykojmë se është shumë e rëndësishme që këtë projekt strategjik, i cili furnizon 300 mijë qytetarë të Tiranës me ujë, dy herë më shumë se sa ai që kishim, është i një rëndësie të veçantë”.

 

Veliaj u bëri apel qytetarëve që gjatë stinës së verës të mos e shpërdorojnë atë ujin.

 

“Është një skenë e denjë për një dokumentar të vendeve më të pazhvilluara dalja me zorrë për të lagur rrugët me ujë të pijshëm. Kjo është anormale e nuk duhet të ndodhë më! Sigurisht që do të reagojmë me gjoba dhe disiplinimin e nevojshëm që uji i pijshëm, që mezi e sjellim në Tiranë, të mos shpërdorohet as nga lavazhi, as nga freskimi i rrugës.”

 

Kryebashkiaku kërkoi nga banoret të lajmërojnë për çdo problematikë, ndërsa premtoi se do të vijojë puna për hapjen e pikave të reja të UKT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *