Subscribe

Merr zgjidhje furnizimi me ujë dhe problemi i ujërave të zeza për 5 mijë banorët e zonës pranë “Shkollës së Baletit”. Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën “Mihal Grameno”, ku vazhdimisht ka pasur vështirësi, si pasojë e daljes së ujërave në sipërfaqe dhe bllokimit të tubacioneve.

 

“Rikthehemi në rrugën ‘Mihal Grameno’ pas 50 vitesh; një rrugë e cila ishte planifikuar vetëm për disa qindra banorë. Kurse, sot ky është një investim që katërfishon kapacitetet për ujërat e zeza, ujërat e bardha dhe krejt papritur rruga ‘Mihal Grameno’, nga një rrugë e cila ishte një përrua, sot sistemohet dhe është një tjetër rrugë që u shpëton përmbytjeve dhe që i rikthehet urbanizimi dhe infrastruktura e nevojshme për ujin e pijshëm.”

 

Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm ne përdorimin e ujit të pijshëm, ndërsa i ftoi që në rast të problemeve, të drejtohen pranë zyrave të reja të UKT-së.

 

“U kërkoj të gjithë banorëve me sinqeritetin më të madh, si administrator i qytetit, ta kursejnë ujin e pijshëm. Ta mbyllin çezmën nëse nuk e  përdorin ujin, të mos lajnë tapetet dhe të mos ujisin bahçet me ujin e pijshëm, të mos i lajnë rrugët sepse nuk ka sot pikë logjike që uji i pijshëm të përdoret në këtë mënyrë, në momentin që Tirana është bërë me një milionë banorë.”

 

Gjithashtu, kreu i bashkisë ftoi të gjithë banorët e kësaj njësie që të aplikojnë për të përfituar nga “Fondi i komuniteteve” i vendosur në dispozicion nga Bashkia e Tiranës për rregullimin e fasadave, termo-izolimin, dhe efiçencës energjetike neper pallate.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *