Subscribe

Krebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet per rikonstruksionin e dy godinave të tjera në qytetin studenti. Ai u shpreh se investimi eshte përqendruar ne haspirat e perbashketa ndersa me largimin e studenteve ne vere do te nderhyhet edhe ne dhoma..

 

 “Jemi duke vazhduar, sipas premtimit për “Paktin e Universitetit”, me të gjitha ndërhyrjet në konvikte. Siç premtuam, se brenda janarit do të kishte filluar puna me themel, kur vjen puna tek hapësirat e përbashkëta, dushet, hapësirat e banjave, pajisjet higjieno-sanitaret, të gjitha sallat e leximit, korridoret dhe fasadat. Në disa ndërtesa si këto, nuk është vënë dorë që në vitin ’89, kur janë bërë për herë të parë, madje edhe atëherë janë bërë me punë vullnetare. Fakti që sot i kemi hyrë me themel mjediseve të përbashkëta dhe presim lirimin e dhomave në korrik, për t’i hyrë me themel edhe dhomave, besoj është një lajm i shkëlqyer dhe një nga arritjet e Paktit me Universitetin”

 

Veliaj theksoi se grupi i punës për Kampusin e ri Universitar ka nisur konsultimet me universitet dhe ekspertët.

 

 “Sot jemi në fazat e konsultimeve në nivel ekspertësh, nga secili fakultet apo universitet, për nevojat e tyre. Kemi marrë edhe një listë nevojash, si për mensa, për biblioteka dhe terrenet sportive. Kemi filluar në një pjesë të godinave furnizimin me internet, duke qenë se sot është bërë po aq i rëndësishëm sa energjia dhe uji”, u shpreh Veliaj, ndërsa nënvizoi se po përgatitet një VKM për të ulur tarifat e energjisë për ndërmarrjet studentore, në mënyrë që të rritet performanca financiare e tyre.

 

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për lirimin e hapësirave për të ndërtuar kampusin dhe falenderoi të gjithë donatorët që iu bashkuan nismës adopto një konvikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *