Subscribe

Bashkia e Tiranës nis prezantimin e buxhetit per vitin 2018. Gjate takimit me banoret e njësisë numër 7, kryetari i bashkisë, tha se buxheti ka një rritje me 15 %, çka do te sjelle shtim te investimeve ne te gjitha njësite administrative.

 

Gjelbërimi i kryeqytetit dhe krijimi i pyllit orbital eshte nje nga sfidat e bashkësie per 2018. Po ashtu do te nise edhe zhvillimi urban ne zonën e bulevardit te ri.

 

Per 2018 bashkia ka planifikuar rehabilitimin e lumit Lana nga zona e Shkozës deri ne pranë njësisë 7.

 

Ndërtimi i dy terminaleve te autobusëve, nje ne juglindje te Tiranës dhe tjetri pranë kthesës se Kamzes, përfundimi i qendrës rinore tek Piramida, si dhe ai per kopshtin zoologjik.

 

Ndërsa per njësinë nr 7 është planifikuar rikonstruksioni i plote i shkollës “Sabaudin Gabrani” dhe “Gustav Majer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *