E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Investimet në infrastrukturë

Shumë shpejt edhe banorët që jetojnë në lagjen përgjatë rrugës “Vëllezërit Manastirliu” ose siç njihet ndryshe rruga e ambasadave, do të kenë ambiente te reja shplodhese e argëtuese. Nisja e punimeve ne ketë bllok u inspektua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se qëllimi i Bashkisë është të sjellë standarde të barabarta jetese, si në çdo zonë tjetër të kryeqytetit. Për Veliajn ky bashkëpunim do të bëjë që fëmijët, të kenë më shumë mundësi të luajnë në hapësira kushtuar atyre. Rikualifikimi urban i bllokut në rrugën “Vëllezërit Manastirliu” parashikon ndërhyrjen në 8 akse rrugore. Në të gjitha këto segmente do të punohet për shtrimin e rrjetit të plotë të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza, asfaltimin, ndërtimin e trotuareve, por edhe vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale, si edhe ndriçimin.

Më shumë video

Reklamë