Subscribe

Bashkia e Tiranës ka nisur një tjetër investim për përmirësimin e infrastrukturës. Këtë herë kanë nisur punimet në rrugën “Josif Pashko” në Kombinat. Erion Veliaj theksoi se ne këtë zonë do te behet një investim i rëndësishëm nga qeveria për stacionin e trenit.

 

Erion Veliaj: “Në Bashkinë e Tiranës kemi një parim: çdo ditë një punë konkrete! Puna konkrete në këtë ditë të nxehtë gushti është ky ‘by-pass’, që lidh disa zona informale, që njihen me emrin ‘shinat e Trenit’. Siç e shihni, shinat e trenit janë këtu dhe presin investimin e radhës të qeverisë, që do sjellë trenin tek Bulevardi i Ri, por ndërkohë që presim trenin, s’duhet të humbasim trenin e investimeve në Tiranë. Kjo është arsyeja pse jemi zhvendosur drejt periferisë”.

 

Veliaj shtoi se aktualisht në kryeqytet po punohet në 100 kantiere ndërtimi.

 

Erion Veliaj: “Sot në Tiranë kemi rreth 100 kantiere të hapura. Angazhimi ynë është që derisa njerëzit të kthehen nga pushimet, të përfundojmë shumicën e këtyre kantiereve, sidomos ato që kanë të bëjnë me akset kryesore të rrugëve, unazat e disa rrugë të tjera apo institucionet arsimore, shkollat, kopshtet e çerdhet. Ndaj, do të na shikoni në terren gjatë gjithë muajit gusht. Qeveria vjen me legalizimet, ndërkohë bashkia vjen me infrastrukturë ku sot nuk diskutohet rruga, asfalti e trotuari, por fibra optike, interneti, IPTV. Kjo është mënyra më e mirë se si dikush ‘pashaportizohet’ në Tiranë, vetëm kur ka akses në shërbime si pjesa tjetër e qytetit”.

 

Kryebashkaiku tha se qytetarët kur të kthehen nga pushimet, do të gjejnë një qytet edhe më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *