Një tjetër aks rrugor është rikonstruktuar totalisht në Bashkinë e Cërrikut duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

 

E shumëkërkuar nga banorët, tashmë me fondet e Bashkisë Cërrik është bërë rikontruksioni, konformë të gjitha standardeve i rrugës së fshatit Malasej duke bërë të mundur lidhjen e këtij fshati me aksin nacional Cërrik-Elbasan dhe qytetin.

 

Teksa inspektoi investimin, Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Damian Gjiknuri vlerësoi modelin e qeverisjes së mirë vendore që ofron Andis Salla, duke mbajtur premtimet edhe pas zgjedhjeve.

 

“Kam pasur rastin ta shoh edhe më herët këtë rrugë, thjesht emrin kishte rrugë sepse ishte gati e pakalueshme, kërkonte mirëmbajtje të vazhdueshme. Por edhe me kërkesë të deputetit, edhe të banorëve të zonës ne tashmë po shohim marrjen formë të një sërë kantieresh që nisën para fushatës zgjedhore. Kjo përforcon atë që unë them shpesh “fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur”. Nuk ishin premtime fushate, janë punë e vazhdueshme dhe ky është modeli që ofron Bashkia e Cërrikut, gjë për të cilën edhe ne jemi krenarë. Banorët janë shumë të kënaqur, sepse Cërriku thuajse është urbanizuar i gjithi.

 

Ky është çelësi i suksesit pse njeriu votohet dhe ka fitore të thellë. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Le të kërkojnë arsye çfarë të duan. Ka vetëm një shkak: mbajtja e fjalës dhe marrëdhënia e ndershme me qytetarët, bërja e punëve konkrete dhe produkti flet vetë”, deklaroi Gjiknuri.

 

Kryebashkiaku Andis Salla u shpreh se tashmë fshati Malasen aksesohet me aksin rrugor kryesor dhe me lagjen e qytetit, ndërkohë që banorët kanë mundësi të shohin urbanizimin e saj.

 

Për banorët kjo ka qenë një kërkesë e kahershme dhe me fondet e bashkisë kemi arritur që ta bëjmë realitet” theksoi Kryetari i Bashkisë Andis Salla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *