Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Armando Subashi pa nga afër punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës Levan-Frakull.

 

 

Balla në fjalën e tij tha se ky investim ishte tepër i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për zonën e Levanit, pasi ky segment i shërben rreth 10200 banorëve, dhe kjo ndërhyrje ishe e nevojshme për Levanin pas kaq shumë vitesh.

 

 

“Segmenti prej 5.2 km i shërben rreth 10200 banoreve të fshatrave Sheq Musalalaj, Frakull e Vogel, Kafaraj, Çerven, Adë, Peshtan Bregas dhe Frakull e Madhe. Gjithashtu kjo rruge lehteson lëvizjen edhe për banoret e Cakranit dhe Levanit”, u shpreh Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *