Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla së bashku me Kryetaren e Bashkisë Eriselda Sefa kanë parë sot nga afër punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës “Vasilika Gogu” në qytetin e Lushnjes.

 

Balla në fjalën e tij u shpreh kjo lagje prej vitesh nuk ka një rrugë e cila të jetë sipas standardeve që banorët kërkojnë.

 

“Çdo ditë po punohet që çdo lagje të marrë pamjen që meriton. Kjo lagje prej vitesh tashmë ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve që më në fund po mer një zgjidhje duke respektuar të gjitha standarded. Cilësia është kusht i domosdoshëm për ne në çdo punë që kryhet. Të gjitha rrugët e çdo lagjeje do të kenë tashmë një tjetër pamje. Rikualifikimi urban i çdo lagjeje dhe çdo rrugice është një premtim i mbajtur dhe do të vijojmë të punojmë në çdo lagje të Lushnjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *