Subscribe

Korporata Elektroenergjetike ka arritur të përmirësojë bilancin financiar të saj me 10 milion euro, vetëm nga shitja e energjisë jashtë dhe ndaj kompanisë së shpërndarjes në këta dy muaj. Kjo ka bërë që të investohet në HEC-in kryesor të kaskadës së Drinit atë të Fierzës. Tashmë rreziku i përmbytjeve si pasojë e shkarkimit të hidrocentralit që ka ndikimin më të madh është minimizuar ndjeshëm. Drejtori i Fierzës thotë se është bërë rikonstruksioni i plotë i terminaleve, të cilat bëjnë kalimin e ujit. Në total gjatë dy viteve të fundit KESH ka investuar 15 milion euro në HEC-in e Fierzës.
Në 15 qershor do të përfundojë linja e interkonjeksionit që lidh Shqipërinë me Kosovën. Këto janë katër shtyllat e fundit, të cilat do të bashkojnë dy vendet tona, e do t’i japin mundësi Shqipërisë të marrë energji në tregun rajonal me kosto më të ulët. Ministri Damian Gjiknuri tha se përfitimi, do të reflektohet edhe te tarifat e konsumatorëve. Linja do të ketë një gjatësi prej 242 km ku 155 po ndërtohen në territorin shqiptar. Linja e re që do të lidhë Tiranën me Kosovën është një projekt, i cili ka kushtuar 42 milion euro. Qeveria shqiptare i ka marre ato nga banka gjermane KFW përmes një kredie të butë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *