Subscribe

Qendra Shëndetësore në Divjakë, para rikonstruksionit të plotë, ishte në gjendje të mjerueshme. Një godinë tërësisht e amortizuar, ku kryheshin vetëm vizita tek mjeku i familjes. Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër ndryshimin e kësaj godine, pas një investimi prej 75 milionë lekësh, ku përveç shërbimeve të kontrollit bazë, është pajisur edhe me shërbimet e specializuara si të kardiologjisë, okulistikës, pediatrisë etj.

“Ne e dimë shumë mirë që kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e gjithë kantierit të reformave dhe ndryshimit, shëndetësia. Por besoj që po hedhim disa baza të rëndësishme, të cilat kanë filluar me normalizimin e çmimit të ilaçeve për popullin dhe kemi kursyer 70 milionë dollarë nga xhepi i familjeve çdo vit. Mjeku i familjes falas e ka lehtësuar shumë edhe procesin e ndërveprimit me spitalet. Ulja drastike e tarifave nëpër spitale dhe më shumë investime në infrastrukturë, siç është edhe ky investim këtu, që është investim i standardeve evropiane, që është shumë mbresëlënës dhe do t’i japi një shërbim tërësisht tjetër gjithë këtij territori. Ashtu sikundër krijon kushte shumë më të mira për gjithë personelin.”

Gjatë vizitës në Divjakë, shefi i ekzekutivit inspektoi punimet në sheshin e ri të këtij qyteti, që përgatitet për sezonin veror. Në Divjakë, rikualifikimi urban i sheshit qendror ka ndryshuar të gjithë hapësirën e qendrës dhe funksionalitetin e saj. Kryeministri vizitoi gjithashtu edhe një nga kabinetet e Check Up-it në qytetin e Lushnjes, një numër qytetarësh janë në pritje të kryejnë kontrollin bazë. Një vit nga fillimi i Check Up falas në rajonin e Lushnjes  janë kryer rreth 21 000 vizita të kontrollit mjekësor bazë në 17 kabinetet e instaluara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *