Subscribe

Banka gjermane për zhvillim dhe BE kane financuar ndërtimin e rrugës Kukës-Shishtavec. Ky segment u shërben 5 fshatareve për te nxjerre ne treg prodhimet e tyre. Investimi tjetër i rëndësishëm ne këtë zone është ai i ujësjellësit qe ka mundësuar furnizimin e pandërprere.

 

Rruga e vjetër qe te çonte nga Kukësi deri ne Shishtavec, shkonte deri ne tre ore, për shkak te terrenit te vështirë. Por banoret e zonës tregojnë se ende nuk gjejnë dot treg për prodhimet e tyre.

 

Asllan Murataj ka përfituar nga projekti SARED dhe ka ngritur fermën e tij. I biri,  Shabani ka mbjelle sherbele dhe vreshta. Projekti i bujqësisë i mbështetur financiarisht nga GIZ, i kane mundësuar atij një traktor për te punuar token.

Nje nga problematikat kryesore te bashkisë se Kukësit është riintegrimi i personave qe janë rikthyer nga azili. Për këtë arsye GIZ, ka pare te nevojshme ndërtimin e një qendre informimi për te drejtat sociale, migracionin, formimit profesional dhe karrierës.

Investimet gjermane nuk mbarojnë me kaq. Shkolla e mesme profesionale Kamëz është një projekt i financuar nga GIZ e Qeveria shqiptare. Ne klasa gjejmë te rinj te rikthyer nga Gjermania e Hollanda pas dështimit te përpjekjeve për azil.

 

Qeveria Gjermane po rindërton konviktet e qytet studenti nr 2, qe ndodhet tek Fakulteti i Inxhinierisë ne Tirane. Sipas nxënësve kushtet ekzistuese janë te papranueshme për një student.

 

Ky investim ka shkuar 6.2 milion euro dhe studentet do te kenë ne çdo kat një mensë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *