Llogaridhënia publike konsiderohet si mjeti përmes të cilit zyrtarët më të lartë përveç se marrin mendimet e qytetarëve, bëjnë publike investimet që do të kryhen. Në Dajç të Shkodrës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se qeveria po punon për shmangien e përmbytjeve në këtë zonë.

 

Ndërkohë në Rrogozhinë, ministri i Financave Arben Ahmetaj, vuri theksin tek mbështetja financiare për zhvillimin e bujqësisë.

 

Për të garantuar furnizimin me energji pa ndërprerje gjatë sezonit turistik, ministri Damian Gjiknuri inspektoi punimet e fundit për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Himarë. Sipas tij, investimi i përgjigjet edhe zhvillimeve të pritshme turistike.

 

Ky investim i paraprin një tjetër ndërhyrjeje që do të nisë Operatori i Shpërndarjes në muajin shtator me rreth 16 milion euro vetëm për zonën e bregdetit te jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *