Subscribe

Nëse per një radiografi te mushkërive iu është dashur te shkoni ne Sanatorium e ndoshta te prisni me dite te tera, tashme këtë shërbim, mund te kryeni ne Dispancerinë e Tiranës. Pajisja e vjetër, shpesh jashtë funksionit, është zëvendësuar me aparatin e ri te Rontgenit. Krahas radiografisë se re, ne qendrën shëndetësore numër 4, jane ne shërbim edhe 9 mjeke specialist Pneumologe. Aparatura e re është inauguruar nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili deklaroi edhe lehtësitë qe përfitojnë tashme personat e pasiguruar. Te gjithë personat qe nuk figurojnë ne skemën e sigurimeve, shërbimin shëndetësor pranë mjekut te lagjes, do ta kryejnë falas. Por ashtu, përmes sistemit te referimit, për vizitat e specializuara apo shërbime radiologjike, do te paguajunë vetëm 100 leke te rinj nga 2 mije qe shpenzonin me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *