Subscribe

Bashkia e Tiranës ka nisur një investim të ri ne Sauk. fjala është për  ndërtimin e rrugës “Danish Jukniu”, e cila do t’i shërbejë një zone që deri më sot nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje dhe investime.

 

“Po maksimizojmë kohën në muajt e verës, që të punojmë teksa njerëzit janë me pushime, kështu do të kemi pak tollovi këto javë deri sa të kemi mbaruar punimet në pjesën më të madhe të rrugës. Mandej, sigurisht që do të vazhdojmë gjatë vjeshtës me asfaltin, me sinjalistikën, me ndriçimin, për t’u siguruar që edhe kjo lagje e Saukut të jetë gjithashtu pjesë integrale e Tiranës”.

 

Veliaj tha se investimi që nis nga qyteti studenti deri në Sauk, do të ndihmojë që kjo zonë të kthehet në një nga polet e Tiranës së ardhshme, e pajisur së pari me infrastrukturën e duhur urbane.

 

“Vizioni ynë është që e gjithë zona e Qytetit të Studentit, përfshi Saukun, Farkën, të jetë një nga poliqendrat e Tiranës. Duhet ta pranojmë se njerëzit nuk jetojnë gjithë ditën te Pazari i Ri apo te sheshi Skënderbej, por ata jetojnë në komunitet e tyre. Ndaj është e rëndësishme që me të njëjtën cilësi që kemi punuar në qendër të Tiranës, të punojmë në nivel kapilar edhe në këto komunitete”.

 

Rruga “Danish Jukniu” ka një rëndësi të madhe për lëvizjen e banorëve të zonës dhe shërben si aks kryesor lidhës me rrugën e “Elbasanit”. Në projekt janë të përfshira, të gjitha kanalizimet, shtrirja e linjave rezervë të telefonisë e shërbimeve të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *