Subscribe

Brenda muajit shtator përfundon pediatria e re në spitalin e Sarandës për tu ardhur në ndihmë të pacientëve të vegjël. Ky investim  ka për qëllim përmirësim e shërbimeve në kujdesin parësor u shpreh ministrja Manastirliu gjatë inspektimeve të punimeve.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDTETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

“Në Shtator vihet në funksion pavioni i pediatrisë së re në spitalin e Sarandës, që përkon me linjën e të gjithë investimeve që ne jemi duke bërë për të përmirësuar shërbimet për fëmijët.”

 

Laboratori modern është një tjetër investim në spitalin e Sarandës është që do të transformojë këtë shërbim.

 

“Spitalit të Sarandës do të vijojnë t’i shtohen shërbime të reja, ashtu sikurse në spitalet universitare dhe rajonale janë vendosur në funksion laboratorë të cilët tashmë ofrojnë një gamë shërbimesh shumë të gjerë, rreth 164 analiza ofrohen në këto spitale. Edhe spitali i Sarandës është pjesë e rrjetit të laboratorëve që përfshihen në këtë investim. Prej muajit shtator do të kemi një laborator të ri në këtë spiatal, të pajisur me aparatura bashkëkohore.”

 

Në Spitalin e Sarandës është investuar për maternitetin e ri, shërbimin e kirurgjisë dhe brenda muajit shtator përfundon pediatria e re dhe laboratori i ri modern.

 

INVESTIME NE SPITALIN E SARANDES

BRENDA SHTATORIT PERFUNDON PEDIATRIA E LABORATORI I RI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *