E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Investime në shëndetësi, rikonstruksioni i 80 qendrave drejt fundit 

Rikonstruksioni i 80 qendrave shëndetësore ne te gjithë vendin është drejt përfundimit. Ndërsa me shume se kaq synohet te rehabilitohen ne vitin e ardhshëm se bashku me pikat e ambulancave. Nga Korça ku inspektoi punimet e qendrës shëndetësore numër 2, Ministria Ogerta Manastirliu tha se veç infrastrukturës do te ketë shërbime te integruara per qytetaret.

 

Reklamë

 “Përpos ndërhyrjeve në infrastrukturë, ne do të garantojmë shërbime të integruara në çdo qendër shëndetësore, të cilat do të ofrohen pa burokraci falë përdorimit të recetës elektronike, tashmë edhe të referimit elektronik për të caktuar orën dhe ditën e vizitës së specializuar”

 

Ne qarkun e Korçës  po rikonstruktohen 6 qendra shëndetësore, te cilat do te pajisen edhe me aparaturat e nevojshme mjekësore. Ky investim është ne kuadër te Programit Kombëtar te Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave ne 4 vite.

Më shumë video

Reklamë