Subscribe

Edhe pse është një nga zonat më të rregullta përsa i përket pagesës se faturave të ujit, rreth 200 familje  në Rrugën “Vllazën Huta” ne Tirane vuanin jo vetëm mungesën e tij, por edhe nga problemet me ndotjen. Kryetari i bashkisë Veliaj premtoi se shumë shpejt ata do të kenë jo vetëm një rrjet modern ujësjellësi, por edhe një rrugë të re.

“Ky investim vjen si risi në Bashkinë e Tiranës. Historia që kemi pasur deri më sot, ku një institucion shtronte rrugën, kurse tjetri e hapte për të vendosur tubacione, mbaron një herë e mirë sot. Do të thotë se nga tani e tutje, aty ku Bashkia e Tiranës punon për të rregulluar rrugën, fillimisht futet ujësjellësi për të riparuar kanalizimet dhe për të vendosur rrjetin e ri.”

Veliaj theksoi se investim vjen si një shpërblim për banorët  e zonës për korrektesën dhe gatishmërinë e treguar në vazhdimësi në pagimin e taksave dhe detyrimeve të tjera ndaj bashkisë.

“Kemi punuar shumë në Bathore, në Laknas, kurse në Sharrë jemi shumë afër përfundimit. Po ashtu, rrjeti i ujësjellësit në Yzberisht, i cili furnizon një pjesë të madhe të Tiranës, ka ecur me ritme shumë të kënaqshme”, shtoi kryebashkiaku Veliaj. Ai garantoi edhe një herë se besimin që qytetarët i dhanë kësaj administrate rreth një vit më parë, po përkthehet me punë në të mirë të qytetit. Dua t’u kujtoj gjithë qytetarëve se po mbushet rreth një vit nga 21 qershori kur u votua për të punuar në Tiranë. Pavarësisht pengesave, stërkëmbshave, sabotimeve, i garantoj gjithë qytetarët që jam i fokusuar që vota që dhanë në datën 21 qershor të përkthehet me punë, punë, punë”.

Sipas drejtorit të UKT-se Redi Molla ky investim i jep zgjidhje problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj rruge, por njëkohësisht eliminon humbjet e shkaktuara në rrjet nga amortizimi dhe lidhjet e paligjshme.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *