Subscribe

Shumë shpejt rreth 120 mijë banorë që jetojnë në zonën e ish-Bllokut dhe të Tiranës së Re nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm.

 

Teksa inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e linjës kryesore të furnizimit me ujë në Bulevardin “Bajram Curri”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se krahas investimeve po merren masa edhe për ndërprerjen e prerjeve të paligjshme dhe shmangien e abuzimeve.

 

Garantoj të gjithë qytetarët që edhe pse situata është përmirësuar, nuk do rreshtim së disiplinuari mënyrën se si furnizohet Tirana me ujë të pijshëm. Jemi momentalisht në një aksion i cili po zhvillohet në çdo cep të Tiranës, por kryesisht jashtë territorit të bashkisë Tiranës, pra në zona që i përkasin bashkisë Vorë dhe kryesisht Bashkisë së Kamzës, duke nisur nga  Babrruja, Paskuqani e Kamza, përfshirë edhe disa zona të Laknasit e Bërxullit”. “Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duhet të bëj avokatin e qytetit tim, ndaj nuk do lejoj askënd tjetër jashtë qytetit të Tiranës apo edhe brenda në periferi të qytetit, që të lërë pa ujë dikë që është në ekstremin tjetër të qytetit, tek “Astiri” apo në një vend tjetër, sepse dikush do lajë makinën e  luksoze apo do freskojë lokalin. Është ujë i pijshëm, nuk është ujë për të freskuar lokalet, rrugët, makinën e trotuarin”.

 

Veliaj tha falë masave të marra nga Bashkia, rezultatet e para janë shumë pozitive.

 

“Sot nuk e kemi kaluar krizën, por gjendja është shumë më e mirë, kemi më shumë ujë në depo. Është e vetmja mënyrë se si sigurohemi që 93% e qytetit të Tiranës, e qytetarëve që e paguajnë faturën e ujit, që tregohen të kujdesshëm me ujin, që e respektojnë këtë mall. Pavarësisht se sa i lirë është ai në qytetin tonë, të mos dëmtohen nga një 7% i cili kryesisht është në zonat periferike të Tiranës dhe tregohet i pandjeshëm ndaj faktit që jemi në emergjencë uji, siç janë në fakt Italia, Greqia dhe shumica e Ballkanit”, theksoi Veliaj.

 

kryebashkiaku tha se aksioni i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës ka rritur numrin qytetarëve që i janë drejtuar sporteleve të UKT për të lidhur kontrata për ujin e pijshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *