Subscribe

Dyfishohet numri i jahteve, kroçerave dhe anijeve të tjera turistike në Sarandë këtë sezon veror.

 

Ky është një nga dy portet në qytetin e Sarandës, i cili prej pak kohësh po kalon një periudhë transformimi përmes investimeve të mëdha.

 

Porti i dhënë me koncesion po ndryshon me shpejtësi, duke rritur menjëherë edhe fluksin e anijeve, jahteve dhe kroçerave.  Fatos Demiri, përfaqësues i një prej agjencive më të mëdha turistike në Sarandë, thotë se prej shumë vitesh ky port ishte lënë në harresë. Ai ishte thuajse jashtë funksionit, i mbushur me plehra, pa shërbime e po ashtu dhe një hapësire ujore ku derdhej nafta e vaji.

 

Ndryshimi ka qenë i dukshëm që nga momenti që porti është marrë në koncesion nga kompania Concord.

Menjëherë kanë filluar investimet, si përshembull vendosja e Fenderave ne Kalat, lyrja dh rrethimi, vendosja e koshave të plehrave. Ndërkohë janë porositur edhe shumë materiale të tjera për investimin në këtë port, si për shembull ndriçimi, dhe kordoni i rrethimit  të jahteve nëse ka rrjedhje të nafte dhe që nuk lejon të përhapet në det.

 

Demiri tregon se ndërhyrjet port janë pritur shumë mirë, pasi ato janë investime që plotësojnë të gjitha kushtet dhe standardet evropiane.

 

Investimet do të vazhdojnë me një shumë të konsiderueshme. Është një nga investimet më të mira në qytet. Shifrat mendohen të kalojnë në mijëra euro për një marinë moderne me standarde europiane. E kanë pritur mjaft mirë, gjithmonë kanë qenë në një ambient jo të përshtatshëm. Duke parë punimet kanë reflektuar dhe thonë “bravo” dhe shpresojmë të ndërtohet një marinë moderne.

 

Dyfishimi i numrit të mjeteve lundruese turistike, veçanërisht  jahteve dhe kroçerave, ka rritur kërkesën e tyre për shërbime në këtë port. Kjo ka bërë që të shmanget edhe evazioni fiskal. Deri tani, anijet i merrnin shërbimet nga agjenci të vogla në Sarandë që spekulonin në dëm të konsumatorëve por edhe të shtetit.

 

Për sa i përket jahteve me furnizim, ka dëgjuar nga agjentët se do të na ikin jahtet, jo në Vlorë, jo në Mal Të Zi. Nuk besoj se këto jahte do të ikin në mal të zi, në Greqi apo Itali, sepse çmimi i naftës në Shqipëri është më i leverdishëm dhe Saranda është një pitstop sa i përket lindjes dhe perëndimit që puna jo vetëm do të shtohet, në menaxhim ky port është marrë nga kompani ndërkombëtare dhe puna do të shumëfishohet.

 

Koncesionari ka të drejtën e menaxhimit të Portit për një periudhë 20 vjeçare, por investimet kanë sjellë që tani një fluks të shtuar  te anijeve turistike e jo vetëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *