Subscribe

Bashkia vijon investimet ne zonën e parkut te liqenit, ndërsa nje prej rrugëve me te bukura siç e cilësoi kryetari Erion Veliaj do te mbaje emrin e gazetarit italian Alesando Leogrande. Tabela me emërtimin e ri zbulua nga kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori italian ne Tirane Alberto Cutillo.

 

 “Jam i sigurt që miku im Alberto bie dakord kur themi se është shumë e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë, që qytetet të binjakëzohen, por në fund të ditës e kuptojmë se janë njerëzit ata që bëjnë diferencën, janë ata që realisht afrojnë popujt. Miku ynë, gazetari i njohur italian Leogande, i jetoi 40 vitet me shpejtësinë e një Ferrari, bëri distanca që shumicës prej nesh nuk i mjaftojnë as 100 vjet për t’i përshkuar. E teksa unë i afrohem 40-vjeçarit tim, mendoj, kam bërë kaq punë, kam dhënë këto ide, kam shkruar, kam lënë një pajë, dhe besoj se është apel për këdo prej nesh për të reflektuar mbi jetën e vet, çfarë bëjmë me ditët tona.”

 

Nisma e bashkisë u vlerësua nga ambasadori italian dhe miqtë e gazetarit.

 

“Jam shumë i lumtur dhe i prekur që jam këtu me kryetarin e bashkisë dhe me të gjithë ju sot. Për mua, Alessandro Leogrande që e njoh nëpërmjet veprave të tij, është një personazh që simbolizon këtë afërsi mes dy popujve tanë, mes dy vendeve tona. Mund të them se do të ndihej shumë i kënaqur të dinte se emri i tij, figura e tij, janë sot të lidhura me këtë rrugë, këtë park të mrekullueshëm dhe mbi të gjitha, siç po thoshte kryebashkiaku, një vend ku e gjithë Tirana takohet dhe jeton jetën e saj”, u shpreh Cutillo.

 

 

Alessandro Leogrande ishte shkrimtar dhe gazetar, nje nga zërat me autoritare te medias italiane. Ai ishte reporter i problematikave të ndryshme të aktualitetit, si dhe autor i veprave “Mbytja e anijes”, “Adriatiku” dhe “Kufiri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *