E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Investime në njësinë 3 në Tiranë, Veliaj: Ndërhyrja në infrastrukturë po rrit vlerën e pronave

Blloku i banimit në njësinë 3 në Tiranë po transfromohet. Kryebbashkiaku Erion Veliaj u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe se në përfundim, ky investim do të rrisë vlerënn e pronës.

“E vetmja arsye pse kemi justifikim pse ka nisur në këtë kohë ky projekt, ka qenë Unaza. Pra, kemi pritur që Unaza të konturohet, të përdorim terrenet që ajo ka nevojë, dhe pastaj të ndjekim zhvillimin e Unazës në të gjitha lagjet. Sot jemi tek njësia 3, pastaj do të vazhdojmë në njësinë 4, deri te Bregu i Lumit, teksa aksi i Unazës përparon në të gjitha degëzimet hyrjet-daljet. Praktikisht, do të jetë si në një proces domino”, tha Veliaj.

Reklamë

Sipas Veliajt, blloku i banimit do të ketë lulishte, kënde lojërash për fëmijë dhe transformim të infrastrukturës rrugore.

“Në projektin e 100 lagjeve kemi përfshirë të gjithë këtë mëhallë të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për të urbanizuar të gjithë zonën mes “Kokonozëve” dhe rrugës “Marie Kraja”. Do të bëjmë maksimumin duke pasur parasysh që disa janë struktura të larta formale, disa të tjera kanë qenë informale, pra nuk është ruajtur vija e rrugës. Qëllimi nuk është që të bëjmë dëm, qëllimi është që të bëjmë mirë; kjo do të thotë që të konturojmë sa të mundemi rrugët, që të ketë një trotuar, të ketë disa barriera sigurie për sigurinë e fëmijëve”, tha ai.

Erion Veliaj shtoi se për zbatimin e këtij projekti janë punësuar edhe shumë banorë të zonës, përfshirë edhe pensionistë. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë