E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Politikë

“Investime në infrastrukturë dhe energjetike”

Banorët e Dibrës kane nevojë për një kryetar bashkie, i cili t’i qëndrojë pranë dhe të bisedojë me ta për problemet e ndryshme, ka deklaruar koordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri, në takimet ne Zall Dardhë dhe Reç. Ai tha se kandidati kundërshtar, edhe pse deputet i zonës, nuk ka qenë pranë banorëve. Nga ana e tij, kandidati Muharrem Rama premtoi ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, si dhe në ndërhyrjen në rrjetin elektrik. Gjatë takimeve kandidati i mazhorancës u ndal edhe në përmirësimin e shërbimit shëndetësor e arsimor dhe krijimin e një tregu për prodhimet bujqësore.

Më shumë video

Reklamë