Subscribe

Kërraba ka qenë destinacioni i përzgjedhur nga Bashkia për të zhvilluar panairin agroushqimor si dhe për promovimin turistik të zonës. Dhjetëra qytetarë iu bashkuan aktiviteteve të organizuar, me synimin kryesor atë të konsumimit të produkteve vendase. Panarit i është bashkuar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

E filluam me “Dajti n’Fest”, para dy ditësh kishim festën e Farkës, sot festën e Kërrabës; ajo që duam të bëjmë është t’i nxjerrim ata që janë në mes të Tiranës, t’u themi dilni, shihni natyrën, takoni njerëz të mirë, konsumoni produkte bio, harxhoni pak lekë, që të fuqizoni komunitetin tonë. Kur dikush blen një produkt lokal, qoftë një kavanoz mjaltë, një shishe raki, pak vaj, nuk është duke blerë vetëm produkte për kuzhinën, por është duke ndihmuar ditë të çojë fëmijën në shkollë, t’i blejë rroba dhe libra. Ndaj kush konsumon produkte lokale, ka konsumuar aktin më të madh të patriotizmit ekonomik që kemi nevojë sot”,-tha Veliaj.

 

Sfida për këtë komunitet banorësh që jetojnë këtu, sipas Veliajt është lidhja me autostradën.

 

 “Reforma që na bashkoi me Tiranën ishte gjë e mirë; na dha mundësinë që të bënim rrugën, në të cilën nuk ishte vënë dorë që nga vitet ’60-’70. Si vend i vogël që është Kërraba nuk i kishte mundësitë ta bënte vetë. Por, oreksi vjen duke ngrënë, u bë rruga, tani duhet të bëjmë lidhjen me autostradën. Rruga është shumë e mirë, por lidhja me autostradën është jetike. Kjo është arsyeja pse edhe në Këshillin e ri Bashkiak kemi afruar njerëz që të na ndihmojnë t’i bëjmë këto punë. Kjo është arsyeja pse në Këshillin Bashkiak do të kemi Sonila Qaton, drejtoreshën e rrugëve të të gjithë Shqipërisë, që si anëtare e re e Këshillit Bashkiak, ka një mundësi fantastike të na ndihmojë që ky komunitet të lidhet me zhvillimin, me rrugën, me gjithë ekonominë”,-shtoi Veliaj.

 

Pranë zonës së Krrabës ndodhet Syri i Ciklopit, një atraksion turistik, i cili tërheq mjaft vizitorë. Por për kreun e bashkisë, për të mbërritur aty ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë e cila do te realizohet gjate mandatit te dyte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *