Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

Lëvizjet brenda PD, Hasimja: Salianji një nga njerëzit që...

Gjermania dërgon pesë avionë luftarakë dhe 150 ushtarë në...

Intriga, drogë, vrasje dhe para më thasë! DOSJA e bujshme e Elbasanit, si u përplasën grupi i Çopjave dhe ai i Alibejve

3 Shtator 08:27

Intriga, drogë, vrasje dhe para me thasë. Kjo është panorama e përgjithshme e grupeve kriminale të Elbasanit, Çopja dhe Alibej.

Në zbërthimin e aplikacionit Sky ECC, SPAK ka zbardhur më shumë detaje nga përplasja mes dy grupeve gjatë periudhës nga fundi i vitit 2018 deri në momentin kur Nuredin Dumanit i bëhet atentat.

Lexo edhe :

Related Posts

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e pasurive të vëllezërve Çopja
Arrestimi i të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare në Kosovë, reagon “FAST” pas vënies në pranga të “killerit” të Çopjave
DOSJA/ Dy vëllezër në grupe kundërshtare, Nuredin Dumani SMS Dashnorit: Duan të na vrasin, më thuaj ç’di për Talo Çelën
Do eliminonte Nuredin Dumanin, Gjykata lë në burg vrasësin me pagesë Arben Lamçja
Grabitja e Rinasit, dështon seanca për leximin e pretencës ndaj Talo Çelës
SPAK heton kryepolicin e Elbasanit, Proda dyshohet se dekonspiroi aksionin për arrestimin e vëllezërve Çopja

Pikërisht, dëshmia e këtij të fundit, që është kthyer edhe në të penduarin e drejtësisë, janë zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale, ndër to edhe ajo që njihet si masakra e Bradasheshit.

Nga hetimet e SPAK rezulton se autorët të masakrës së Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay, financues dhe porositës kanë qenë vëllezërit Çopja.

Përplasjet mes Çopjave dhe Alibejve nisi pas zhdukjes së një sasie prej 50 kg kokainë në Britanë e Madhe, ku dy grupimet fajësuan njëri-tjetrin dhe u përplasën fort.

Dosja e SPAK

Më datë 29.12.2019, Kamami i çon mesazh Franc Çopjas: Është 1-vjetori! (1 vit nga masakra e Bradasheshit) pasi i kishte parë Xakja (Arzen Mama).

Më datë 07.02.2020, Qosja komunikon me shtetasin Çopja, ku sipas Mikaelit “nuk kanë asnjë provë ku të bazohen dhe se duhen të merren kamerat për provë mbrojtje”.

Më datë 08.02.2020, Qosja bisedon me Çopjan të cilit i thotë se të dy së bashku (Franci dhe Mikaeli) i kanë dhënë Katnarit (Talo Çelës) 460 mijë euro dhe 100 paund (100 mijë paund). Në vijim, Mikaeli shprehet se Talo nuk ka ku ta mbajë pjesën tjetër të lekëve dhe Mikaeli i thotë Francit se Talos do t’i kalojë vetëm vlerën e punës poshtë. Më pas, Mikaeli i shkruan Francit se Talos duhet t’i zbresi nga llogaria vlerën e 30 bukëve (lëndë narkotike).

Më datë 11.07.2020, shtetasi Mikael Kamami komunikon me mesazhe me shtetasin Franc Çopja, të cilit i shprehet duke thënë se ishalla nuk ka gisht Dashi (Dashnor Dumani) tek vrasja e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë dhe vëllezërve Haxhia, kjo pasi këtë gjë do ta përdornin në favor të tyre.

Më poshtë pasqyrohen në mënyrë të përmbledhur bisedat e zhvilluara ndërmjet shtetasit Mikael Qosja komunikon me Ado Xhikën, të cilit i tregon se vëllezërit me mbiemrin Haxhia në Durrës dhe Altin Ndoci nuk i ka vrarë vëllezërit Haxhia dhe se aty e ka përfshirë Klevis Alla, të cilit Mikaeli i referohet me nofkën “kaculi”. Sipas Mikaelit, “kaculi” këtë e ka bërë sepse në një rast Altin Ndoci i ka lënë një makinë të vjedhur Klevis Allës, Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë (të cilëve Mikaeli iu referohet me dy jevgjit që u vranë).

Më datë 18.05.2020, Qosja flet sërish me Ado Xhikën dhe i tregon se ka marrë vesh kush janë gjuajtësit e vrasjes së vëllezërve Haxhia, për të cilët thotë se janë ata që kanë marrë pjesë edhe në ekzekutimin e personit që i referohet me nofkën “Tarzani” (Erion Alibej). Sipas Mikaelit, personi që ka marrë pjesë në vrasjen e Tarzanit ka marrë pjesë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhia së bashku me vëllanë e tij. Në vijim, shtetasi Mikael Qosja, i shpjegon Ado Xhikës se personat qe janë vrarë (vëllezërit Haxhia) dhe një nga ekzekutorët në vrasjen e tyre njihej me ta pasi së bashku kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Endrit Alibej. Gjithashtu, Mikaeli i thotë Ado Xhikës se kjo ka ndodhur për shkak të xhelozisë dhe inateve midis tyre.

Por si nisën eliminimet

Hajdar dhe Franc Çopja, nisën eleminimin e anëtarëve të klanit kundërshtar, duke urdhëruar vrasjen e Endrit Alibej, të cilit i shkuan edhe në varrim atë kohë.

Atentati i bujshëm ndodhi rreth orës 20:30 të datës 29 dhjetor të vitit 2018 ndaj makinës “Land Rover” ku udhëtonin Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal  Durunay, ku u derdhën një numër i madh plumbash duke shkaktuar vdekjen e mënjehershme të tyre.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, Endrit Alibej ka qenë bashkë me familjen dhe turkun Durunay për një darkë tek dajet e tij në fshatin Përparim të Peqinit. Bashkë me ta ishin edhe motra e Endritit, nëna, bashkëshortja e tij, një shtetase rumune, bashkëshortja e Erion Alibejt, Arben Dylgjeri dhe të tjerë.

Dëshmia e Dumanit

Në bisedën e zbardhur nga SPAK, Nuredin Dumani i thotë të vëllait se Talo Çela ka dhënë detaje duke orientuar policinë për vendin ku duhej kërkuar për ata, ndërsa një moment i thotë se disa persona në Durrës kërkonin t’i vrisnin prandaj edhe duhej të tregonte se çfarë dinte për Talo Çelën.

Ndërkohë që fliste me të vëllanë duke kërkuar informacion për Talo Çelën. Nuredin Dumani e pyet të vëllanë se “nga dilnin makinat për të bërë punë”, duke kërkuar informacion për bazat e Talo Çelës dhe se ku mund të ishin njerëzit që mbështesnin grupin e tij.

Dashnor Dumani i thotë se makinat dilnin nga Elbasani duke mos dhënë detaje të tjera të operacioneve të grupit të tyre.

Veprimtaria kriminale e vëllezërve Çopja

SPAK ka zbuluar dhe si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal vreth viteve 2006 – 2007, duke shpërndarë në sasi të vogla kokainë, derisa arritën të zgjeroheshin edhe ne vende të tjera të Evropës e jo vetëm dhe një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Elbasan.

SPAK thotë se për të zotëruar tregun dhe për të krijuar hegjemoninë e tyre ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale në vitin 2018 filloi eliminimin e kundërshtarëve, nëpërmjet vrasjeve me pagesë të personave, të cilët kishin një rol të rëndësishëm në trafikun e drogës në Evropë dhe më gjerë.

Një ndër to është vrasja e 29 dhjetorit 2018, e njohur si Masakra e Bradasheshit, kur u eliminua  Endrit Alibej dhe 2 persona të tjerë, vrasje e cila u pasua me urdhërimin dhe të eliminimit të disa personave të afërm të tij./vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
endrit alibej fisi copja Nuredin Dumani SPAK

Nga e njëjta kategori

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj: Person me karrierë juridike dhe të njohë terrenin

më shumë...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha e di

më shumë...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen i PD

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.