Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Intesa Sanpaolo Grup është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar si banka më e mirë në vitin 2025, për standardet mjedisore, që njihet ndryshe si ESG.
Vlerësimi është dhënë nga revista prestigjioze Global Banking and Finance Awards. Por kush janë projektet që financon kjo bankë dhe a është ekonomia jonë gati për të zbatuar standardet e nevojshme mjedisore?
Eda Husa, drejtuese e ESG në Intesa Sanpaolo Bank Albania gjatë një interviste në emisionin E-ZONE tregon se çfarë e diferencon këtë bankë në treg.
“Nuk është thjesht puna jonë e përditshme është një strategji. Fillon nga grupi që ka një vizion të qartë, që një nga pikat ka ESG-në apo qëndrueshmërinë. Pra ne synojnë të financojnë projekte që kanë kritere mjedisore të lartë. Është strategjia që e mbështet këtë vlerësim. Fakti që jemi pjesë e një grupi të madh na ndihmon ne që këto standarde ti kemi lehtësisht të aplikueshme. Kemi vizion të qartë se ku duhet të shkojmë në aspektin mjedisorë”, tha Husa në Vizion Plus.
Banka prej vitesh fokusohet në financimin e parqeve fotovoltaike apo investimet në energji të rinovueshme që zënë dhe pjesën më të madhe të portofolit. Paralelisht financohen edhe investimet në godina që kursejnë energjinë, në transportin e gjelbër etj.
Por pavarësisht se financimet që bazohen në këto kritere miqësore me mjedisin kanë dhe kushte më të favorshme, konsumatorët ende nuk janë të ndërgjegjësuar sa duhet për avantazhesh që ofron ESG.
“Sot që flasim konsumatorët i shohin si kosto aplikimin e këtyre kritereve. Këto investime vlejnë për të ardhmen, ato janë me më pak rrisqe, cilësi më të lartë, standarde të tilla të hapin me tregjet ndërkombëtare, duke u bërë edhe më konkurrues. Ne informojmë klientët edhe për kthimin real të investimit duke i dhënë informacionin e plotë para se të marrë vendimin për projektet që kanë në plan”, sqaroi Husa.
Sipas Husës, çdo aplikim që vjen në bankën tonë për financim, i nënshtrohet një vlerësimi të hollësishëm për të parë nëse bien ndesh me standardet ESG.

/vizionplus.tv





