Subscribe

Zoti ministër jemi nje dite pas vendimit të Këshillit i cili shtyu ose të themi caktoi hapjen e negociatave ne vitin 2019. A  e cilesoni si nje vendim pozitiv  ju kete dhe pse ne fakt gjeresisht ne opinion  është parë si shtyrje e hapjes së negociatave ?

 

Keshilli ka vendosur tre gjera të cilat janë esenciale në këtë process. Së pari është përgjigjur pozitivisht rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimit për anëtaresim mund ti përgjigjej dhe negativisht ekzistojne të gjithë opsionet dhe procedentet janë të njohur.Së dyti, përcaktoi një afat kohor për uljen në tryezen e bisedimeve për anetaresim që është qershori I 2019 .Së treti i ka kërkuar Komisionit Europian që të nis procesin përgatitor me Shqiperinë dhe Maqedonine. Të tre keto elementë janë njohur dhe në precedentë të mëparshëm rastin e Malit të Zi dhe rastin e Serbise, Keshilli ka vepruar ekzatesisht ne të njëjtën mënyrë.Mendoj se jemi në kushtet e një vendimi pozitiv. Është një ditë e mire për Shqipërinë është një moment që duhet shfrytezuar pozitivisht dhe me efekasitet të plotë. Të gjithë kapacitetet administrative duhet të vendosen në funksion të arritjes së objektivave në këtë proces. Shpresoj shumë që kapacitetet administrative te shoqerohen edhe me një kapacitet te plot politik qe punon ne funksion te ketij procesi.

 

Te jëmi realist, menjehere pas vendimit të Komisionit për të dhënë rekomandimin positiv të gjithë kishim shprese se qershori ose dhjetori do të ishte moment kur Shqiperise do ti hapeshin negociatat, ndoshta dhe kjo eshte arsyeja qe njerezizit sot e shohin me skepticizëm vendimin per 2019 sepse kjo është edhe ajo që kërkoi presidenti Macron…

Natyrisht Franca ka patur një qëndrim të ngurte përsa i përket zgjerimit ku presidenti Macron ka shpalosur një filozofi sipas së ciles duhet të ndodhe reforma e forte brenda BE-së pastaj të vendosen kushtet e zgjerimit, në kushtet kur  ka një debat të zjarrtë nga të mëdhenjtë në BE për fatin e eurozones, me kryerjen e reformes, me fatin e buxhetit te ardhdhshem 7 vjecar te BE-se, me krizen e refugjateve e cila ka sjelle një situatë paradoksale me krijimin e aleancave fluide brenda qeverive dhe partive politike të shteteve te ndryshme te BE-së, në kushtet kur ende nuk ka një marrëveshje finale për pasojat politike ligjore, ekonomik, tregtare, dhe pasojat në fushen e sigurisë që do të shkaktohen nga divorci i Mbreterise së Bashkuar me unionin.Në këtë kontekst edhe nga raportimet që janë bërë dje në mendia ka pasur një bllok të qartë të 25 vendeve, te cilat kanë kërkuar nisjen e bisedimeve menjehere c’ka nuk ka ndodhur ne rastin e Serbise dhe Malit të Zi ndërsa Franca dhe Hollanda me një qëndrim më të ngurtë për sa i perket te ardhmes se ketij procesi.

 

Ju thoni se ky rekomandim është pa kushte por po të lexojme letren tuaj që ne qershor negociatat do te hapen kurse ulja ne tryeze do të bëhet ne fund te 2019 ne varesi te plotesimit te kushteve …

E para nuk fola per rekomandim por per konkluzione, rekomandimin e ka bere Komisioni Europian, vendet anetare kane miratuar konkluzionet.E dyta, duhet te heqim dore nga ideja se do te kete ne te ardhmen konkluzione apo në kete process në te ardhmen ne do të marrim nje bilete në dore dhe nuk do të paguajmë, e thene kjo ne menyre figurative.Logjika mbi të cilën funksionon i gjithe procesi I zgjerimit eshte kushtezimi demokratik. Nëse BE-ja nuk na kërkoi te benim nje reforme në fushën e drejtesisë, ishte vete qeveria shqiptare qe ofroji nje platformë për një reformë shume te thelle. Nuk na e kerkoi vettingun BE-ja, e kemi vendosur ne si detyre shtepie duke pare situaten e veshtire qe ndodhej sistemi I drejtesise. Sot per sot BE-ja ka detajuar reformen e drejtesise mbi bazen e bere nga vete ne me sherbim te Komisionit Europian.

Fakti qe eshte lene fundi I 2019 si afat per tu ulur ne tryeze, a mendoni se BE-ja do te doje te shikoje dhe zgjedhjet lokale ne Shqiperi?

 

Zgjedhjet lokale jane zgjedhje tradicionalisht administrative, nuk jane zgjedhje qe kane interesin me te larte te mundshem nga ana e institucioneve nderkombetare, edhe njehere mendoj se afatet e percaktuara si per ne dhe per Maqedonine kane lidhje me dinamiken e brendshme te Bashkimit Europian, me zgjedhjet e ardhshme ne Parlamentin Europian.Po te kishte lidhje me zgjedhjet lokale ne Shqiperi do te kishim sot nje tekst te diferencuar sepse e njejta pyetje legjitime do të ishte: po referendumi që pritet të mbahet ne Maqedoni pse nuk reflektohet ne afatet kohore qe BE-ja I ka dhene Maqedonisë? Prandaj mendoj se afatet jane me teper ne funksion te dinamikes se brendshme qe perjeton BE-ja ose vende te ndryshme te BE-se, dhe ne kete sens ne duhet te fillojme te mesohemi me kete gj. E di se mund te jete e pakendshme per ne. E di qe mund te jete ne disa raste dhe e padrejte per ne, por ne kete proces disa vende në momente te caktuara reflektojne pasigurite qe kane në politiken e tyre te brendshme apo kufizimet qe kane ne politiken e tyre te brendshme edhe në vendimëmarrje përsa I perket procesit te zgjerimit. Nuk eshte hera e pare per fat te keq, s’do te jete as hera e fundit.

 

A i druheni zgjedhjevve per Parlamentin Europian qe do jene në maj të 2019 qe mund të ndryshoje dicka duke pare dhe forcat populiste dhe ekstremiste qe jane ne rritje. A mund te ndikoje kjo?

Ne shpresojme dhe deshirojme qe te triumfoje arsyeja dhe vizioni per konsolidimin e projektit europian, dhe nje Europe ambicioze nuk mund te ndertohet pa Ballkanin Perendimor dhe nuk mund te jete kurrsesi e plote Europa politikisht, ekonomikisht e gjeografikisht jo e jo, pa Ballkanin Perendimor. Natyrisht sot per sot eshte e veshtire te parashikohet se cdo te ndodhe pas nje viti, ne rast se do te kemi nje pushtim te tavolines kryesore politike nga forcat populiste apo ekstremit te djathte qe pengojne apo kundershtojne me cdo kusht vete projektin e Europes e jo me pastaj procesin e zgjerimit.  Ne shpresojme dhe do te punojme ngushtesisht me Komisionin Europian, vendet anetare te BE-se, per ta jetesuar kete kalendar te percaktuar nga vete vendet e BE-së.

 

Si e komentoni reagimin e Presidentit te Republikes?

Eshte reagimi I Presidentit te Republikes dhe nuk eshte etike nga ana ime qe te komentoj reagimin e presidentit, asnje institucioni  ne Shqiperi . Ajo qe bej apel dhe deshiroj te ndodhi ne periudhen ne vijim është që secili sipas peshës , sipas funksionit dhe pozicionit që ka te jape kontributin e tij  ne kete proces sepse mendoj se analist tregu mediatik ka me shumice.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *