Subscribe

Rregullat mbi të cilat organizohet dhe funksionon Partia Socialiste, marrin interpretime të ndryshme nga deputetët socialistë. Nëse Ben Blushi kërkon proces zgjedhor për postin e kreut partisë, deputeti Artan Gaçi, thotë se kryesocialisti është i rikonfirmuar në postin e tij, pas fitores në garën e fundit politike.

“Statuti thotë se kryetari i partisë largohet kur humbet zgjedhjet, por ka të drejtë të kandidojë. Kjo nënkupton se kur fiton zgjedhjet, merret e mirëqenë se ai rikonfirmohet në postin e kryetarit”.

Gaçi mendon se nuk kishte se përse në vitin 2013, anëtarësia socialiste të angazhohej në një proces të brendshëm zgjedhor, pasi fitorja në zgjedhjet politike i kishte dhënë mbështetje kryetarit Edi Rama.

“Viti 2013 koinçidoi me zgjedhjet parlamentare, të cilat PS i fitoi me një votë plebishitare. Do të ishte qesharake që pas zgjedhjeve të bëhej një garë 1 anëtar – 1 votë për rikonfirmimin e kryetarit të PS, që sapo ishte rikonfirmuar me votë”

Te njëjtin qëndrim mban edhe ministri i financave Shkëlqim Cani, sipas te cilit kryetari aktual i partisë është rikonfirmuar. Në Partinë Socialiste debati tashmë është i hapur. Në kongresi i 19 marsit pritet rikonfirmimi i Edi Ramës si kryetar i PS, si dhe do të shtrohen për diskutim ndryshimet statutore.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *