E mërkurë, 21 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

INTERPOL urdhër arrest për autorët e sulmit në Banjskë, Sveçla: Ndëshkimi duhet të ndodhë sa më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se “INTERPOL”-i ka lëshuar fletarreste për të gjithë personat e dyshuar në sulmin e Banjskës.

Sipas tij ky është një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së këtij rasti.

Reklamë

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë

Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë