E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Interneti “rregullon” gjobat

Tashme çdo qytetar mund te kontrolloje ditën se kur do te dale ne komision per gjobat e Policisë Rrugore. Nëse më parë mund të harxhoje ditë të tëra për të dalë në komision diçka e tille mund të bëhet vetëm duke klikuar në faqen zyrtare ne internet të Policisë së Tiranës. Krahas informacionit për gjobën, çdo drejtues do të njoftohet dhe për ditën se kur do të dalë para organit administrativ shtetëror. Një tjetër risi është dhe  seksioni i sendeve te humbura. Policia e kryeqytetit po punon dhe për projektin e fundit ku sërish në faqen e internetit të saj, qytetarët do të njihen dhe me datën se kur janë gati pasaportat. Pas prodhimit, aplikantët nëpërmjet numrave unikë do të mund të mësojnë datën se kur dokumentet e identifikimit mund të tërhiqen.

 

 

Më shumë video

Reklamë