Ndërkohë që vëmendja e gjithë medieve dhe publikut anglez, e jo vetëm është përqendruar tek katër trashëgimtarët e familjes mbretërore, duket se dy më të rriturit, përkatësisht princi George dhe princesha Charlotte duhet të ‘’sprapsen”, pasi interneti po çmendet për dy princërit e Monakos.

 

Jacques Honoré Rainier dhe princeshë Gabriella Therese Maria janë vetëm katër vjeç e gjysmë dhe janë kthyer në sensacionin e momentit, pas daljes së tyre publike pak ditë më parë me rastin e Festivalit të medias në Montekarlo.

 

Dy vogëlushët binjakë kanë lindur më 10 dhjetor të vitit 2014 në ‘’Princess Grace Hospital Centre”. Edhe pse princesha Gabriella ka lindur dy minuta para të vëllait, sipas rregullave të principatës, froni i takon trashëgimtarit mashkull.

 

Dy konkurrentët e fortë të princit George dhe princeshës Charlotte po marrin që tani mësime rreth mbretërisë, ata flasin anglisht, frëngjisht dhe kanë filluar mësimet e italishtes, në nder të dinastisë Grimaldi, prej dhe nga rrjedh familja e tyre. Të dyve u pëlqen  kalërimi dhe shëtitjet në natyre./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *