Subscribe

Shtohen rastet e pedofilisë online në Shqipëri. Alarmi vjen nga ekspertët të cilët per Vizion Plus, shprehen të shqetësuar për rritjen e numrit të fëmijëve që po dhunohen nga pedofilët që zgjedhin rrjetet sociale dhe internetin.

Sipas statistikave të UNICEF, në Shqipëri 1 në 11 fëmijë është i abuzuar seksualisht përmes internetit, ndërsa 1 në 4 fëmijë në vendin tonë flet me njerëz të panjohur.

 

‘Shumë lehtë ti mund të hapësh n jë profil fallco dhe mund të shkarkosh një fotografi ku duket se ti je i vogël. Duke qënë se pedofilët janë njerëz që luajnë me kuriozitetin e fëmijëve, fitojnë besimin e fëmijëve dhe i ftojnë në vendet ku ata mund të abuzojnë. Forma e dytë ka të bëjë që shpesh herë pedofilët hyjnë në një marrëdhënie romantike me fëmijët. Futen në komunikim duke kërkuar foto të pjesëve të ndryshme intime të trupit. Në momentin që e fton për ta takuar dhe viktima refuzon, pastaj pedofilët i kërcënojnë se do ti shpërndajnë, pra duke e shantazhuar’.

 

Mirgit Vataj shton per Vizion Plus se policia ka mangësi në logjistikë për të identifikuar pedofilët pasi nuk ka pajisje që lokalizon saktësisht vendndodhjen e tyre. Sipas tij, duhet ndryshuar edhe Kodi Penal, ku duhet të plotësohet me disa lloje veprash dhe terminologji të reja.

 

Ka akoma nevojë për të parashikuar disa lloje veprash si me seksin, që janë terminologji të reja. Ndërkohë që edhe policia ka probleme me procesin logjistik, shpesh herë manipulohen IP, pra adresat e përdorimit të tyre, çka shkakton vështirësi për përgjimin e tyre nga ana e policisë. Por nuk është vetëm ëprgjegjësia e policisë, por edhe të kompanive që ofrojnë shërbimin e internetit, që duhet të ofrojnë mundësinë që çdo përdorues të jetë i lokalizuar.

 

Nderkohe sociologu Zyhdi Dervishi thotë per Vizion Plus se mosha më e rrezikuar nis që ngha femijet e klasave te pesta.

 

Fëmijët që rrinë në grupe nga klasa e pestë deri tek fund i i adoleshencës janë ato që komunikojnë më shumë me programet e internetit. Është një grupmoshë shumë e prekshme dhe e infektueshme nga plagët sociale.

 

Por psikologu Edmond Dragoti shton per Vizion Plus se duhen bërë trajnime edhe me prindërit, që të kuptojnë simptomat nëse fëmija e tye është i dhunuar ose jo.

 

Informacioni që duhet të jepet në mjedise shkollore është i domosdoshëm. Është e nevojshme që edhe vetë prindërit të trajnohen dhe të edukohen me informacionin e duhur për të identifikuar problemet e pedofilisë online të cilat kanë disa simptoma të dukshme. Mund të identifikohen duke e parë fëmijën tepër të shqetësuar ose kur ai vetizolohet dhe largohet nga kontakti me moshatarët e tij.

 

Pak ditë me pare, policia e shtetit arrestoi një 26-vjeçar nga Fieri, i cili me anë të komunikimeve në rrjetin social facebook, në periudha të ndryshme, kishte ngacmuar seksualisht dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *