E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Internet falas tek Parku i Liqenit në Tiranë

Tirana, do të jetë qyteti i parë në rajon, që do të ofrojnë një mjedis online miqësor, për fëmijët dhe familjarët.

Bashkia e Tiranës, Unicef dhe Albtelecon, prezantuan në parkun e Liqenit Artificial, nismën “Friendly WI- FI”, një shërbim i certifikuar, i cili mundëson që përmbajtjet online të filtrohen nga materialet e paligjshme dhe pornografia.

Erion Veliaj, tha se kjo nismë do të shpërndahet edhe nëpër hapësira të tjera publike.

 

Reklamë

ERION VELIAJ

KREU I BASHKISE TIRANE

Mezi pres që këtë nismë ta shpërndajmë edhe në hapësira të tjera, nëpër shkolla, konvikte, apo edhe në hapësira të tjera si Pazari i Ri. Edhe te Liqeni i Farkës duam të bëjmë të njëjtën gjë, ta konsiderojmë hapësirën e internetit me të njëjtat kritere e standarde, por edhe me të njëjtin kujdes e dashuri, siç kemi hapësirat familjare apo hapësirat tona shkollore”

 

Veliaj theksoi edhe njëherë, se Tiranës do ti shtohen ditët pa makina, për shkak të ndotjes që vjen prej trafikut.

 

Më shumë video

Reklamë