Prezantim fantastik per Milan ne Internacional Champions Cup. Ne Çikago kuqezinjtë munden Bajernin e Ancelotit nga pika e bardhe 5-3 pas 90 minutave te mbyllura ne barazim 3-3. Milani i teknikut te ri Montela u paraqit pa frike përballe bavarezeve pa lojtaret kryesore, por gjithsesi nje skuadër e vështire per t’u mundur. Dhe ishin ne fakt italianet qe gjeten rrjetën me Niang ne minutën e 23-te. Por avantazhi i Milanit zgjati shume pak kur ne minutën e 29, Riberi ktheu gjithçka ne baraspeshe.10 minuta me vone Alaba kaloi per here te pare ne epërsi skuadrën gjermane. Me fillimin e pjesës se dyte Bertolaci barazoi rezultatin, ndërsa Kucka ne minutën e 61 i dha edhe njëherë avantazhin Milanit. Gjithsesi kuqezinjtë nuk arritën te mbanin kete rezultat pasi ne minutën e 90 gjyqtari akordoi nje penallti pas nje faulli ne zone te veruara ndaj Bernat, te cilën e ktheu ne gol Riberi. Te dy skuadrat ju drejtuan pikës se bardhe te penalltive, ku te gjithë italianet ishin te sakte, ndërsa Rafinja nuk arriti te mposhte Donarumen. Ndërkohe ne Oho Stadium, Paris Sg arriti fitoren e dyte kete here ndaj Realit te Madridit me rezultatin 3-1. Francezet e Unai Emeri zgjidhen gjithçka ne pjesën e pare, duke shënuar tre gola. Fillimisht ikone zhbllokoi shifrat ne minutën e 2 per te shënuar dopiete, blerja me e re Menier ne harkun kohor te pese minutave. Ne fundin e pjesës se pare Marselo ngushtoi diferencën nga pika e bardhe e penalltisë. Ndeshja e fundit qe u luajt ne token amerikane ishte ajo mes Chelseat dhe Liverpulit, dy skuadrat angleze qe kane prodhuar rivalitet te madh, si ne premier ashtu dhe Champions League. Ne Rose Boul Pasadena te Kalifornisë, blute e Londrës fituan me rezultatin 1-0 fale golit e Geri Cahill qe ne minutën e 10 te takimit. Këto përballje emocionuese te apasionuarit e futbollit patën mundësi t’i ndiqnin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *