Interi mposhti Napolin në shtëpi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2:0 , duke u hakmarrë kështu pas eleminimit që napoletanët i bënë në gjysmëfinalen e Kupës. Një fitore e rëndësishmë kjo për skuadrën zikaltër që rimerr vendin e dytë në klaisifikim kur ka mbetur dhe një javë nga fundi i kampionatit.

Ndeshja nisi mirë për skuadrën e Contes që realizuan që në fillim të takimit me anë të Dambrozios. Pas kësaj, miqtë shtuan dhe më shumë presionin për të vendosur baraspeshën në takimin, vecanërisht me Insigne dhe Politanon por të dy të pa fat përpara portës.Nga ana tjetër, provojnë të kundërsulmojnë me Brozovic, me portjerin Meret që ndali gjithcka. 

Fraksioni i dytë i lojës nisi po njësoj për skuadrën e Napolit që u shfaq më kërkuese në fushë. Por pavarësisht rasteve të shumta, ishin sërish zikaltërit që  arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Lautaro Martinez bëri gjithcka vetë dhe shënoi një supergol  nga jashtë zone duke vulosur dhe rezultatin e ndeshjes më shifrat 2:0 Titullarë  në këtë takim  ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili bëri një paraqitje të mirë .

Më herët Atalanta fitoi me përmbysje përballë Parmës me rezultatin 1-2. Në fushë ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku, ndërsa Berat Gjimshiti u aktivizua në fillim të pjesës së dytë. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin 1-0 për vendasit, ndërsa në pjesën e dytë të lojës bergameskët përmbysën gjithcka me anë të  Malinovskit dhe Papu Gomez.  

Ndërkohë në javën e fundit të kampionatit, Interi do të përballet me Atalantën në transfertë ku do të vendoset se cila do të jetë skuadra që do të renditet në vendin e dytë, ndërkohë që Napoletanët presin Lazion në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *