E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi në panik, Icardi jep mesazh për një largim të mundshëm?

Sulmuesi i Inter, Mauro Icardi, ka futur zikaltrit në panik dhe gjithë tifozët e klubit italian.

Argjentinasi prej kohesh është duke u ndjekur nga klube të mëdha, vecanerisht nga Real Madridi, të cilët e shikojnë ish-lojtarin e Sampdorias si ideal për të zëvendësuar Karim Benzeman.

 

Chau Chau ??

Reklamë

A post shared by Mauro Icardi (@mauroicardi) on

 

Icardi ka postuar në Instagram një fotografi me një mesazh që ka ngritur në këmbë të gjithë.

“Të jesh në gjendje të thuash lamtumirë është të rritesh”, shkruan në foton e postuar nga sulmuesi.

 

Ndërsa përshkrimi i ishte “mirupafshim” dhe një figurë duke përshëndetur me dorë, gjë që në bënë të mendojmë për një largim të mundshëm nga Interi.

 

Ish-lojtari i akademisë së Barcelonës deri më tani në sezonin 2017/18 ka shënuar 18 gola në Serie A.

Klauzola e Icardit aktualisht është 100 milionë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë