E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi mposht Spalin, 6 pikë larg Juventusit

Ilustrim · Vizion Plus

Interi ka bërë detyrën përballë SPAL-it në transfertë duke marrë tri pikët që i nevojiteshin për ta parë përsëri veten në vendin e dytë në renditje dhe në një distancë prej vetëm 6 pikësh nga Juventusi kryesues.  

Sa i përket sfidës, nuk pati shumë histori me zikaltërit që dominuan gjatë gjithë takimit. Në fillim të pjesës së parë vendasit tentuan për golin e avantazhit por traversa i mohoi festën ekipit të Spalit. Nga ana tjetër , miqtë reaguan me Antonio Candreva që zhbllokoi sfidën,  pas dhe asistit të  dhënë nga Aleksis Sançez në fundin e pjesës së pare. 45 minutat e dyta nisën me po të njëjtin ritëm dhe dëshirë për gol për skuadrën e Contes. Ishte Biragi që goditi fort topin në zonë  dhe mposhti portjerin vendas . Pak më vonë Sançez shënoi dhe golin e sigurisë, pas një krosi të Biragit, kiliani goditi me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë. Goditjen përfundimtare të takimin e  dha Galjardini që që vulosi  fitoren ne shifrat 4-0 për zikaltërit

Pas kësaj fitoreje, Interin e pret një sfidë e vështire në fundjave përballë Romës ndërsa Juventus pret në shtëpi Lazion. 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh