Interi leksion Lazios, Strakosha i nënshtrohet Icardit

Inter i dha një leksion të vertete futbolli Lazios në ndeshjen mbyllëse të javës së 10 të kampionatit Italian.
Zikaltrit fituan 3 me 0 në Olimpiko dhe barazuan me pikë Napolin me të cilin skuadra e Spaletit ndan vendin e dytë dhe të trete në klasifikim.
Rezultat spektakolar I Interit në këtë duel që në leter dukej goxha I vështirë. Ikardi zhbllokoi rezultatin në minutën e 28 ndërsa Brozovic shënoi golin e dytë për miqtë në minutëne 41 duke I dhënë një goditje të forte skuadrës së Lazios.
Në pjesën e dytë vendasit ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe Strakosha pësoi edhe golin e trete, sërish me autor kapitenin e Interit, Ikardi. Tani skuadra zikalter ka 6 pikë më pak sesa Juventusi I vendit të parë.




