E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi i shënon 5 herë Veronës në pjesën e parë, Asllani protagonist

Interi ka zhvilluar një pjesë të parë fantastike në transfertë përballë Veronës, duke shënuar plot 5 gola, ku mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ka qenë protagonist.

Skuadra e Inzaghi-t ka shënuar 4 gola në harkun e 14 minutave me Correa-n (17′), Thuram (22′, 25′) dhe De Vrij (31′).

Protagonist edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili ka dhënë asistin për golin e katërt.

Ndërkohë në minutën e 41-të, Yann Bisseck realizoi golin e 5-të për zikaltrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë