E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi fiton me përmbysje/ Milani vazhdon rezultatet pozitive në Serinë A

Interi ka bërë detyrën në kampionat, duke mundur Parmën në shifrat 1-2 në transfertë. Të besuarit e Contes nuk e nisën mirë pjesën e parë me Zhervinjon që gjeti të papërgatitur mbrojtjen zikaltër dhe goditi portën. Fraksioni i dytë i lojës nisi më ndryshe për ekipin e Milanos qe provoi disa herë por jo me saktësinë e duhur.

Reklamë

Në minutën e 84 De Vraj arriti të barazojë shifrat e të rihape takimin. Por barazimi zgjati vetëm pak minuta pasi Bastonin që arriti të dërgojë topin në rrjetë dhe t’i japi 3 pikë me vlerë skuadrës së tij.

Më herët Milani fitoi në shtëpi kundër Romës me rezultatin e pastër 2:0. Një ndeshje që u dominua tërësisht nga kuqezinjtë dhe me kryeqytetasit nga ana tjetër që arritën të mbroheshin mjaft mirë. Për të zhbllokuar rezultatin mendoi Ante Rebic, i cili shënoi pas dy tentativash në zonën e rreptësisë. Në fund të pjesës së dytë, Calhanoglu i jep goditjen përfundimtare skuadrës së Romës duke mbyllur takimin në shifrat 2:0. Një fitore e rëndësishme e skuadrës së Piolit, që merr vendin e 7 në klasifikim  me 3 pikë më pak se Napoli i vendit të 6.

Vazhdo të lexosh

Reklamë