Java e fundit e kampionatit italian përcaktoi verdiktet finale sa i përket renditjes në klasifikim për disa skuadra.

Interi mori një fitore të rëndësishme në fund të këtij sezoni duke e mbyllur këtë edicion në vendin e dytë pas Juventusit. Zikaltërit mposhtën bindshëm me rezultatin 2-0 Atalantën falë golave të D’Ambrozios dhe Eshli Jangut. Skuadra e Contes zhbllokoi takimin që në minutën e parë kur një kros në zonë, bëri që Dambrozio të përfitojë dhe të dërgojë topin në rrjetë. Pak më vonë ishte Eshli Jang që dyfishoi shifrat dhe çoi në avantazh prej dy golash skuadrës e tij. Kaq mjaftoi që skuadra e Interit të ngjitet në vendin e dytë në renditje. Ky është pozicioni më i mirë i Interit që prej vitit 2011.

Ndërsa Napoli i Elseid Hysajt mposhti lehtësisht Lazion e portierit Thomas Strakosha me rezultatin e pastër 3-1. Edhe pse Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk u aktivizua nga trajneri Xhenaro Gatuzo, napolitanët bënë një paraqitje të mirë në fushë duke dominuar ndeshjen  

Edhe Milani e mbylli me nder kampionatin, teksa fitoi dhe ndeshjen e fundit në kampionat përballë Kajlerit në shifrat 3-0.  Dominimi absolut i kuqezinjëve në fushë bëri që sfida të zhbllokohej shumë shpejt. Ishte një autogol i mbrojtësit të miqve,  në përpjekje për ta larguar topin, e dërgoi në portën e tij. Më vonë Ibrahimovic kishte mundësinë të dyfishonte shifrat por gaboi nga pika e bardhë e 11 metërishit. Ndërsa në pjesën e dytë, suedezi nuk fali më dhe mposhti portierin e miqve duke mos i dhënë asnjë shans të reagonte. Për të vulosur fitoren e ndeshjes mendoi Kastijeho që i dha dhe goditjen përfundimtare skuadrës së Kajlerit.

Më herët  Juventusi kampion mbylli këtë edicion të Serisë A me një humbje në shtëpi me shifrat 3-1 përballë Romës, një rezultat i pritshëm duke parë se si trajneri Sarri la pushim pjesën më të madhe te titullarëve.

Por ajo që vlen të theksohet ishte debutimi i ëndrrave për  Xhakomo Vrioni. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, i iu bashkua Juventusit në muajin janë për të luajtur me ekipin U23, ndërsa mbrëmë  arriti  që të veshë fanellën e bardhezinjve, duke qenë pjesë e ekipit të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *