E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi “blindon” Asllanin, këmbëarti shqiptar deri në 2028-ën zikaltër

E nisi me shumë skepticizëm aventurën e tij te Inter, herë në stol, e herë në tribunë, por sot Kristjan Asllani ka bërë edhe më skeptikun që të besojë te ai.

Lojërat e tij bindëse, sjellja e tij në fushë dhe jashtë saj, por mbi të gjitha talenti ka bërë që drejtuesit zikaltër të rinovojnë kontratën me Asllanin edhe për 3 vite të ardhshme.


Asllani do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028. Ai po luan sezonin e tij të 3-të me këtë skuadër, teksa ka dhënë një kontribut me vlerë sa herë është aktivizuar.

Edhe pse gjatë merkatos emri i tij u lakua shumë, ku nuk munguan ofertat nga Premier League apo skuadra të tjera Italiane, Interi vendosi të mos e shësë, madje të vijoë të besojë te këmbëarti i Shqipërisë. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë