E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Interes për arsimin profesional në Elbasan, rritet numri i të rinjve që kërkojnë të marrin një zanat

Ndërsa regjistrimet kanë nisur për vitin e ri shkollor interesi për të ndjekur arsimin profesional shihet në rritje.

Drejtuesit e Shkollës Profesionale në Elbasan thonë se deri në mbylljen e regjistrimeve numri do të jetë edhe më i lartë se një vit më parë.

Reklamë

“Të rinjtë shfaqin më së shumti interes për degë si Tenkologji Informacioni, Shërbime, Mjete Transporti dhe Hoteleri Turizëm, për vetë faktin se kërkohen nga tregu”, thotë Leonidha Haxhinikolla, drejtori i Shkollës Profesionale Elbasan.

Tashmë nuk është tabu, shumë vajza po zgjedhin arsimin profesional.

“Ato shmangin profesione atipike  si pompiste, xhenerike ndonëse kjo shkollë dikur ka nxjerrë masivisht”, thotë Haxhinikolla.

Sipas drejtorit të Shkollës Profesionale Elbasan në disa degë si risi po aplikohet sistemi dual sipas të cilit nxënësit 3 ditë punojnë e praktikohen në biznese dhe dy ditë janë në shkollë.

Shkolla profesionale e Elbasanit ofron 9 programe studimi dhe ka një bashkëpunim të gjerë me rreth 216 biznese.

Interesi për ta frekuentuar këtë institucion arsimor është shtrirë përtej Qarkut të Elbasanit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë