E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Interes për apartamente në Elbasan, edhe të huajt investojnë në blerjen e pronave

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan çmimet e shitjes së apartamenteve, në dy vitet e fundit, kanë pësuar rritje, e cila varion nga 20-30%.

Zonat më të preferuara konsiderohen qendra e qytetit dhe lagjja historike “Kala” ku çmimet variojnë 700-800 euro për metër katror.

“Kërkesat më të larta janë për banesa të vogla”, thotë agjenti imobiliar Eluert Dika.

Specialistët e fushës shohin  një rritje të interesit për të investuar në pasuri të paluajtshme në zonat turistike.

Reklamë

“Interesin më të lartë e përbën lagja muzeale “Kala”, ku kërkesat pas prezantimit të projektit të rijetëzimit janë shumëfishuar”, sqaron Dika.

Ndërkohë në zonat turistike malore si Bysheku, Gjinari, Funari, vëmendja është përqendruar te ndërtimi i shtëpizave  me fokus turizmin.

Edhe afërsia me kryeqytetin ka ndikuar që kërkesat për pasuri të paluajtshme në Elbasan të jenë të larta./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë