Rikthehet interesi i fermerëve të juglindjes për vreshtarinë, kryesisht në fshatrat e Korçës, Maliqit, Pogradecit, por edhe në Leskovik.

 

Vreshtaria është kthyer pikërisht në ato zona ku dikur ka pasur sipërfaqe të konsiderueshme të mbjella me rrush.

 

Melsi Çeçi s ëbashku me pjestarë të tjerë të familjes, banorë në fshatin Gurishtë të Maliqit janë rikthyer nga emigracioni pas shumë vitesh duke sjellë në zonën e tyre eksperiencën e fituar në vendin fqinjë.

 

Ata thone per gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku se të ardhurat e tyre i kanë investuar pikërisht në vreshtari duke mbjellë një sipërfaqe prej 7 Ha me vreshta, ku spikatin varietetet tradicionale.

 

Agjencia e Ekstensionit Bujqësor rajoni Korçë bën të ditur se gjatë viteve të fundit janë rritur sipërfaqet e mbjella me vreshta. Drejtori Vullnet Gjolla bën të ditur se nga 1100 Ha me vreshta që kanë qenë në qarkun e Korçës në 2017, një vit më pas kjo sipërfaqe ka shkuar në 1140 Ha.

 

Kjo ka ardhur pas kërkesave në rritje që kanë pronarët e bujtinave, bareve e restoranteve në juglindje të vendit jo vetëm për rrushin e tavolinës por edhe për verën dhe rakinë tradicionale të zonës.

Një pjesë e mirë e fermerëve e përpunojnë rrushin në mënyrë artizanale, ashtu siç ka të tillë që edhe ambalazhimin kërkojnë ta bëjnë në të njëjtën mënyrë, gjë e cila kërkohet shumë nga konsumatorët e huaj kryesisht.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *