Subscribe

Pas interesimit të madh në të gjitha trevat shqiptare spektakli i talenteve të reja “Gjeniu i Vogël” ka zhvilluar seleksionimet finale.

 

Fëmijët e përzgjedhur nga të gjitha qytetet kanë konkurruar mes tyre në Tiranë, nga ku kanë dalë dhe pjesëmarrësit e edicionit të 8-të. Pjesëmarrja e artistëve të vegjël ka qenë tepër e larte, ndaj dhe përzgjedhja për produksionin ishte e vështirë.

 

FJONA RESULI
PJESEMARRESE
“Unë vij nga qyteti i Fierit, unë kam pak emocione dhe pse nuk është hera e parë që këndoj në një skenë të madhe por përsëri nuk më kanë ikur të gjitha emocionet. Unë do këndoj Dance Monkey dhe Diamond të Rihanës. Zgjodha këto këngë se këngët me tekste shqip janë më të vështira se ato të gjuhëve të tjera.”

 

UARDA DIBRA
PJESEMARRESE
“Unë vij nga qyteti i Shkodrës. Për emocionet kisha emocione te mira shpresë por nuk kisha frikë, mes 30 vetash jemi zgjedhur 11 veta.”

 

Ky spektakël sjell në vëmendjen e publikut talentet, interpretimet dhe arritjet e një brezi të ri. Në sytë e vogëlushëve vihen re emocione të mëdha përpara ngjitjes në skenë, por dhe shpresa për ta kaluar këtë fazë.

 

EJZA HOXHA
PJESEMARRESE
“Unë vij nga qyteti i Fierit dhe kjo është hera e parë që marr pjesë në skenën e gjeniut. Emocionet janë të pafundme sigurisht, është një skenë kaq e madhe dhe një përvojë kaq e vogël dhe shpresoj t’ia arrij.”

 

KLASA KAPETA
PJESEMARRESE
“Qendra kulturore e qytetit tonë ka nxjerrë shumë talente dhe më të mirët kanë ardhur sot këtu. Kam pak emocione por çdo gjë do shkojë mirë.”

 

EMILI DERVISHI
PJESEMARRESE
“Kam pak emocione por nuk besoj se do bëj gabim. Do këndoj Beliver dhe Always remember.”

 

EA ZOGA
PJESEMARRESE
“Është një emocion që nuk mund të përshkruhet kur del në skenë. Isha shumë e lumtur kur pash veten duke arritur deri në atë pikë dhe dua që të jap më të mirën time që të tjerët të jenë të lumtur me mua.

 

KLEJVI KAPETA
PJESEMARRES
“Kisha shumë emocione se ishte hera e parë që ngjitesha në këtë skenë, por tani që performova erozionet kanë ikur.”

 

Spektakli “Gjeniu i Vogël” mban vulën emrave të mëdhenj si Pandi Laço, Bledi Laço dhe Adi Hila dhe do të vijë së shpejti në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *