Triumfon me rezultatin 5 me 0, Inter ndaj Genoas.

 

Zikaltrit kanë fituar me rezultatin e thellë ndaj Genoas në shtëpi duke regjistruar kështu fitoren e 7 radhazi në Seria A.

 

Gagliardini në minutën e 14 dhe Politano në të 16’ ishin atë që vulosën rezultatin e pjesës së parë për zikaltrit.

 

Por ashtu si dhe pjesa e parë edhe pjesa e dytë foli vetëm për ekipin e Spaletit, I cili qysh në minutën e 49’ finalizoi sërisht me Gagliardini, I cili shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje.

 

Kur po dukej se ndeshja po shkonte drejt mbarimit, ishin Joa Mario në 90+1’ dhe I sapofuturi në lojë Nainggolan, I cili pas vetëm 4 minutash shënoi golin e pestë në minutën e tretë shtesë të pjesës së dytë.

 

Një rezultat që ngjit Interin në vendin e 2 të tabelës dhe që nga ana tjetër është një mesazh për Barcelonën për ndeshjen e mesjavës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *