Inter dhe Roma nuk shkuan përtej një barazimi 0 me 0 në duelin hapës të javës së 15 të kampionatit Italian.

Një rezultat që në fakt I bën më shumë dëm zikalterve të cilët shpresonin shumë ti bënin presion në distancë Juventusit që sonte në mbrëmje ka një transferte delikate ne kryeqytet kundër Lazios.

Por tani ndonëse ka shkuar në +2 nga bardhezinjte, Interi I Contes rrezikon të humbasë kreun në rast suksesi të skuadrës torineze në Olimpico.

Interi nuk mundi dot të shfrytëzojë faktorin fushë, gjëndjen e mirë psikologjike por në mënyrë të vecante edhe dobësine e kundërshtarit që në San Siro më shumë u mbrojt sesa mendoi të fitonte.

Natyrisht Roma duhet ti falet edhe portierit Mirante, super fillimisht ndaj Lukakut në minutën e 7 dhe Vesinos në minutën e 48,

Një rast shumë të mirë e pati edhe Brozovic në minutën e 43 por ai goditi jashtë. Roma ndonëse punoi mirë me topin regjistron vetëm një rast të mirë me Zaniolon.

Në pjesën e dytë zikaltrit patën disa mundësi edhe me Lautaron por pa zhbllokuar dot shifrat.

Conte hedh pas krahëve këtë gjysëm hap falas në kampionat dhe përqëndrohet totalisht tek një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit ndaj Barcelonës në mesjave ku do të luhet fati I kualifikimit në 16 më të mirët e champions league.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *