Ekipet milaneze janë të vendosura që të kthehen sa më shpejt në lartësine e emrit që kanë. Fakti që në Serinë A po ndajnë vendi e 3 dhe të 4 pra në zonën Champions i ka shtyre edhe më shumë të vijojnë rritjen edhe ne cilësine e organikës.

 

Inter në mënyrë të veçantë nuk ka më pengesa nga Uefa për shpenzimet ne merkato dhe do të kërkoje të bleje yje gjatë verës. Dy kroatët Rakitic dhe Modric janë synimet kryesore.

 

Ivan Rakitic do të ketë gjithnjë e më pak hapësira sezonin e ardhshëm pas blerjes së talentit holandez De Jong ashtu sikurse edhe Modric tek Reali aty ky Zidanë pritet të bëjë revolucion në organike.

 

Ëndërra e madhe ndërkohe është Griezman për të cilin duket sikur Inter mund të sfidojë në një farë mënyrë Barcelonën. Në fakt Griezman do të tentohej në rast të largimit të Icardit, paratë nga shitja e të cilit do të investohen për një lojtar cilësor në sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *