E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inter përshëndetet me kupën, Bologna surprizon zikaltrit, i eleminon në “San Siro”

Interi është viktima e dytë e 1/8 të kupës së Italisë. Zikaltrit iu nënshtruan një skuadër që po befason këdo në Itali, Bolonja e Tiago Motes. Përveç vendit të katërt në kampionat, skuadra kuqeblu tregoi dhëmbët edhe në kupë duke mundur Interin në San Siro 2 me 1 pas kohëve shtesë e duke fluturuar për në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Pavarësisht rotacionit tek të dyja ekipet, pjesa e parë ishte dëfryese me protagonist kryesor portierin mik Ravaglia i aftë për të neutralizuar dy gjuajtje të Fratezit. Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur dhe me më shumë raste. Pas një rasti të një ishi si Arnautovic, Interin ka shansin më të madh në minutën e  65 me 11-metershin e ekzekutuar nga Lautaro në mungesë të Calhanglu,.

Reklamë

Mirëpo argjentinasi gabon nga pika e bardhë përballë Ravaglias. Inzagi hedh në fushë Turam, Barela e Di Maro, mirëpo pavarësisht rasteve të tjera të Carlos Augusto, Arnautovic, Sensit dhe Di Markos, 90 minutat mbyllen në barazim. Sfida shkon në shtesë, aty ku rezervohen emocionet më të mëdha. Ziklatrit kalojnë menjëherë në avantazh me anë të Carlos Augusto.

Mirëpo miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 112 rikthejnë baraspeshën. Pas një goditje nga këndi, prekje me takë e Zirkze dhe Beukema nuk fal. 4 minuta më vonë sulmuesi i bolonjës zirkze dhuron spektakël. Tunel ndaj Acerbit, shërbim për Ndoje, i cili kaloi Auderon dhe i dha mundësi Bolonjës të festojë pa fund në San Siro, duke gjetur tashmë në çerekfinale Fiorentinen, ndërsa Inter fitues në fuqi i kupës heq dorë nga trofeu u parë sezonal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë